spot_img

Zgjedhjet e 28 dhjetorit- Një javë kohë për partitë që t’i dorëzojnë listat e kandidatëve për deputetë

spot_img

Të dielën në mesnatë është përmbyllur afati për aplikim të subjekteve politike që pritet të garojnë në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, që do të mbahen më 28 dhjetor 2025. Njëzetë e katër subjekte politike kanë aplikuar për të marrë pjesë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Edhe pse afati ishte hapur prej 24 nëntorit, thuajse të gjitha subjektet politike paraqitën aplikimin e tyre online në ditën e fundit, më 30 nëntor. Ndërkohë, në të njëjtën kohë partitë politike duhej të njoftonin KQZ-në për formim të koalicioneve zyrtare.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka treguar se numri i përgjithshëm i subjekteve politike që pritet të garojnë në zgjedhjet e fund dhjetorit është 24.

Në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit të këtij viti, KQZ kishte certifikuar 28 subjekte garuese.

“Është përmbyllur afati për subjektet politike për aplikim për certifikim të pjesëmarrjes në zgjedhje dhe deklarim të koalicioneve nga ana e partive politike.  Gjatë kësaj periudhe 7-ditore (24 nëntor – 30 nëntor 2025) 23 subjekte politike, prej të cilave: 3 koalicione, 18 parti politike, 2 iniciativa qytetare dhe 1 kandidat i pavarur – kanë plotësuar online formularin e certikimit për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës. Paralelisht me aplikimin për certifikim, është zhvilluar edhe afati për deklarim të partive politike për formim të koalicioneve”, njoftoi Elezi.

Sipas të dhënave të KQZ-së, katër prej partive kryesore Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate, kanë vendosur të hyjnë pa koalicione zyrtare në garën zgjedhore të 28 dhjetorit, ndërkaq Lëvizja Vetëvendosje ka formalizuar koalicionin me tri parti politike: GUXO, Alternativën dhe Partinë Shqiptare Demokristiane.

Të gjitha këto subjekte politike aplikuese do të duhet që brenda një jave të dorëzojnë online listën me emrat e kandidatëve për deputetë, me të cilët do të garojnë në zgjedhjet e 28 dhjetorit, raporton Kosova Press.

LISTA E TË GJITHA SUBJEKTEVE POLITIKE APLIKUESE

Partitë politike:

Lexo po ashtu“Zgjedhjet e reja, të domosdoshme”: Kusari-Lila do marrëveshje politike për formimin e një qeverie të përkohshme1.         LIDHJA DEMOKRATIKE E KOSOVËS – LDK;

2.         PARTIA DEMOKRATIKE E KOSOVËS – PDK:

3.         Kosovaki Nevi Romani Partia;

4.         JEDINSTVENA GORANSKA PARTIJA;

5.         Za Slobodu Pravdu i Opstanak;

6.         KOSOVA DEMOKRATIK TÜRK PARTISI;

7.         PARTIA LIBERALE EGJIPTIANE;

8.         PARTIA ROME E BASHKUAR E KOSOVËS;

9.         SOCIALDEMOKRATSKA UNIJA – SDU;

10.       SRPSKA LISTA;

11.       INICIATIVA E RE DEMOKRATIKE E KOSOVËS;

12.       FJALA;

13.       NOVA DEMOKRATSKA STRANKA – NDS;

14.       LËVIZJA PËRPARIMTARE E ROMËVE TË KOSOVËS (LPRK);

15.       ALEANCA PËR ARDHMËRINË E KOSOVËS (AAK);

16.       KOSOVSKI SAVEZ;

17.       NISMA SOCIALDEMOKRATE – NISMA; dhe

18. PARTIA BALLI KOMBËTAR DEMOKRAT SHQIPTAR (PBKDSH).

Koalicionet:

1.         Koalicioni “PAI – PDAK – LPB”, i përbërë nga 3 parti politike: Partia e Ashkalinjëve për Integrim (PAI), Partia Demokratike e Ashkanlive të Kosovës (PDAK) dhe Lëvizja për Bashkëveprim (LPB)”;

2.         Koalicioni “Koalicija VAKAT”, i përbërë nga 3 parti politike: Demokratska Stranka Bošnjaka (DSB), Bošnjačka Stranka Kosova (BSK) dhe Demokratska Stranka Vatan (DSV); dhe

3.         Koalicioni “Lëvizja VETËVENDOSJE!”, i përbërë nga 4 partitë politike: Lëvizja VETËVENDOSJE!, GUXO, Alternativa dhe Partia Shqiptare Demokristiane (PSHDK).

Iniciativat qytetare:

1.         PËR SOCIALDEMOKRATËT E ASHKALINJËVE; dhe

2.         INICIATIVA QYTETARE PËR KOSOVË.

Kandidat i pavarur:

1.         NEDŹMIDIN SEJDILAR.

NGJARJE TË TJERA

spot_img