Kandidati popullist i opozitës, Karolë Nawrocki, i mbështetur nga partia Ligj dhe Drejtësi, i ka fituar zgjedhjet presidenciale në Poloni, duke e mposhtur rivalin e tij pro-evropian, Rafal Trzaskowski, në një garë shumë të ngushtë.
Sipas rezultateve zyrtare, Nawrocki mori 50,89 për qind të votave në balotazh, ndërsa Trzaskowski 49,11 për qind, raporton gazeta “The Gurdian”.
Fitorja e Nawrockit është goditje e rëndë ndaj koalicionit qeveritar të udhëhequr nga kryeministri Donald Tusk dhe pritet ta zgjatë ngërçin aktual politik në vend si dhe ta ndërlikojë pozitën e Polonisë në Evropë.
Nawrocki nuk e pranoi humbjen, duke thënë se kishte besim që do të fitonte, kur të gjitha votat tashmë ishin numëruar. “Ne do të fitojmë dhe do ta shpëtojmë Poloninë. Ne duhet të fitojmë sonte” – tha ai.