Raundi i dytë i bisedimeve midis Beogradit dhe Prishtinës sapo ka filluar në Washington, teksa pjesë e takimit është edhe vajza e Trumpit.
Raundit të dytë të bisedimeve iu bashkua Ivanka Trump, vajza e presidentit amerikan, e cila është e pranishme në të gjitha takimet e rëndësishme diplomatike, në të cilat babai i saj, Donald Trump, është veçanërisht i interesuar.
Kështu të paktë bëjnë të ditur mediat serbe nga burimet e tyre, përcjell Gazeta Metro.
Ndërkaq, edhe më tutje po vazhdojnë bisedimet Kosovë-Serbi nën ndërmjetësimin e emisarit për dialog, Richard Grenell si dhe këshilltarit për Siguri, Robert O’Brien, teksa deri tani thuhet se është diskutuar për çështje të ekonomisë.
Këshilli i Sigurisë përmes disa pamjeve të publikuara në rrjetin social Twitter, bëri të ditur se diskutimet do të vazhdojën edhe gjate pasdites.
“Liderët e Kosovës dhe Serbisë janë duke bërë progres. Bisedimet tona këtë mëngjes kanë qenë të përqendruara tek zhvillimi i marrëdhënieve ekonomike. Mezi presim të vazhdojmë diskutimet këtë pasditë”, është thënë nga Këshilli i Sigurisë Kombëtare, përcjell Gazeta Metro.
Më herët nëpër media serbe ka qarkulluar një lajm se në takim është kërkuar njohja e Kosovës nga Serbia por kjo është mohuar nga emisari Richard Grenell.
Grenell ka shpërndarë lajmin ku thuhet se në takim SHBA po i bën presion Serbisë për ta njohur Kosovën.
“S’është e vërtetë”, ka shkruar Grenell, përcjell Gazeta Metro.
Ndryshe, sapo të përfundojë takimi në mes të dy palëve, kryeministri Avdullah Hoti pritet që të dalë në konferencë për media ku do të jap më shumë detaje.