Zjarri ka përfshirë mbrëmë një mal në Hajvali të Prishtinës.
Kështu ka bërë të ditur ish-anëtari i AKR-së, Rrahim Pacolli i cili edhe ka publikuar pamjet në Facebook.
Në vendin e ngjarjes kishin dalë edhe njësiti i zjarrfikësve.
Deri më tani nuk dihen shkaqet e këtij zjarri, e as sa hektarë mal janë djegur.
Telegrafi ka kontaktuar me zjarrfikësit në Prishtinë dhe është një pritje të një përgjigje.