spot_img

Zv/kryeministri në Maqedoni: Si ka mundësi një autobus pa licencë të arrijë t’i kalojë tre kufij?

spot_img

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, ka folur për ngjarjen tragjike që ndodhi në Bullgari ku mbetën të vdekur 46 persona.

Ai tha se kufomat janë tërësisht të djegura dhe identifikimi i tyre është i vështirë.

Grubi tha se janë nisur katër autobusë për Turqi, por i vetmi pa licencë ishte autobusi që u dogj dhe për mungesën e kësaj licence ai thotë se mund të ketë pasur elemente korruptive që u lejua të kalojë tre kufij.

“Nuk dua të spekuloj, por ndoshta për tragjedinë e sotme bëhet fjalë edhe për elemente korruptive. Si ka mundësi që një autobus që nuk është pjesë licencën zyrtare të kompanisë të kalojë tre kufij, atë të Maqedonisë së Veriut, Bullgarisë dhe Turqisë, por edhe të rikthehet përsëri? A nuk i kanë bërë kontrollet policia dhe doganat qoftë në Maqedoni, Bullgari dhe Turqi apo bëhet fjalë për ndonjë çështje tjetër? S’dua të spekuloj për momentin dhe duhet të presim hetimin”.

Grubi njoftoi se kanë vendosur dialog me autoritetet bullgare për të gjetur shkaqet që çuan në tragjedi.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img