spot_imgspot_img

Zv. Kryeministrja Belinda Balluku kërkoi heqjen e masave të sigurisë, Apeli i GJKKO merr vendimin

spot_img

Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi masën e ndalimit të daljes jashtë Republikës së Shqipërisë për Belinda Ballukun, si dhe pezullim shqyrtimi për masën tjetër, atë të pezullimit nga detyra, deri sa të shprehet Gjykata Kushtetuese.

Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha bën me dije se dy prokurorët e SPAK argumentojnë se këto masa janë dhënë pasi sipas tyre vepra penale është kryer dy herë, në lidhje me Tunelin e Llogarasë dhe për Lotin 4, teksa po ashtu kanë depozituar një procesverbal ky dy persona evidentohen duke komunikuar mes tyre (duke thënë mes të tjerash: Mos çaj kokë, mos ki frikë), dhe kjo i bind ata që duhet të qëndrojë në fuqi ndalimi i daljes jashtë shtetit dhe formalisht të vihet në fuqi pezullimi i detyrës për Ballukun, si zv. kryeministre dhe ministre.

Pala mbrojtëse e saj ka deklaruar se personat që janë në procesverbal, nuk kanë lidhje me personin në hetim, duke thënë kështu që duhet të hiqet masa e ndalimit jashtë vendit dhe sa kohë Kushtetuesja ta shqyrtojë në themel çështjen e pezullimit nga detyra, të mos ‘preket’ kjo pikë.

Në përfundim Gjykata ka vendosur të lërë në fuqi ndalimin e daljes jashtë vendit, ndërsa pezullimi të mos shqyrtohet deri sa të shprehet në themel Kushtetuesja, në Janar.

Ndërkohë ndaj dy biznesmenëve që janë pjesë e kësaj dosje, u vendos masa arrest në shtëpi.

Njoftimi i plotë i Gjykatës:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtare Miliana Muça, sot më datë 18.12.2025, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 86 akti, datë 11.12.2025 regjistrimi, mbi ankimet e ankuesve B.B., G.Gj. dhe E.E., me objekt “Ankim ndaj vendimit nr. 118, datë 19.11.2025 dhe vendimit nr. 120, datë 22.11.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” në lëndë të masave të sigurimit personal, dhe vendosi:

1. Miratimin e vendimit nr. 118, datë 19.11.2025 dhe vendimit nr. 120, datë 22.11.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, përsa i përket caktimit dhe vazhdimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”, të parashikuar nga neni 233 i K.Pr.Penale, në lidhje me ankimin e ankueses B.B.

2. Pezullimin e shqyrtimit gjyqësor të çështjes nr.86 (61007-00414-87-2025), datë regjistrimi 11.12.2025, përsa i përket shqyrtimit të ankimit të ankueses B.B. ndaj vendimeve nr. 118, datë 19.11.2025 dhe nr. 120, datë 22.11.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për pjesën që ajo ka kundërshtuar caktimin dhe vazhdimin e masës së sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, të parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale, deri në zgjidhjen me vendim përfundimtar nga Gjykata Kushtetuese të çështjes së regjistruar për gjykim në atë gjykatë, me kërkues:

Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, me objekt: “(i) zgjidhjen e mosmarrëveshjes së kompetencës së krijuar ndërmjet Kryeministrit e Këshillit të Ministrave dhe Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë; (ii) shfuqizimin e vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, që ka vendosur masën ndaluese të pezullimit të ushtrimit të detyrës së zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, shtetases B.B. dhe pezullimin e këtij vendimi; (iii) interpretimin e pikës 3 të nenit 103 të Kushtetutës”, çështje për të cilën Gjykata Kushtetuese ka disponuar me vendimin datë 12.12.2025: “Pezullimin e zbatimit të vendimeve gjyqësore nr. 118, datë 19.11.2025 dhe nr. 120, datë 22.11.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për pjesën që kanë disponuar caktimin dhe vazhdimin e masës ndaluese “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj shtetases B.B., sipas nenit 45 të ligjit organik të Gjykatës”.

3. Miratimin e vendimit nr. 118, datë 19.11.2025 dhe vendimit nr. 120, datë 22.11.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, përsa i përket caktimit dhe vazhdimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në shtëpi”, të parashikuara nga neni 237 i K.Pr.Penale, në lidhje me ankuesin E.E.

4. Miratimin e vendimit nr. 120, datë 22.11.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, përsa i përket vazhdimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në shtëpi”, të parashikuara nga neni 237 i K.Pr.Penale, masë e caktuar me vendimin nr. 118, datë 19.11.2025, në lidhje me ankuesin G.Gj.

Top Channel

NGJARJE TË TJERA

spot_img