spot_img

Zv/kryeministrja shkon në kufirin Kosovë-Shqipëri: U kërkoj falje të gjithë shqiptarëve, kjo pikë duhej të hapej e para!

spot_img

Pasi mbyllja e kufirit Kosovë-Shqipëri solli polemika të shumta tek shqiptarët e dy vendeve të Shqipërisë së Madhe, në rrjetet sociale, populli u nda në dy kahe.

Shqiptarët e Shqipërisë nuk lejoheshin të hynin në Kosovë pa patur një rezultat negativ të testit Anti-Covid jo më shumë se 4 ditë nga momenti i kryerjes dhe nëse nuk e kishin kryer, mund të kalonin kufirin duke pranuar të karantinoheshin 7 ditë në Kosovë.

Ditën e djeshme qeveria e re e Avdullah Hotit njoftoi hapjen e kufirit midis shqiptarëve, ndërsa ditën e sotme vetë Zëvendëskryeministja Albulena Balaj u kërkoi falje të gjithë shqiptarëve për mbylljen e kufirit duke theksuar se kjo pikë kufitare duhej të hapej e para.

Në vend të testit të detyruar për COVID-19, ata që do të hyjnë, do t’u nënshtrohen kontrolleve mjekësore të vendosura në pikat kufitare apo edhe nga vetë QKMF-të nëpër komuna.

Ajo ka shkruar në profilin e saj në Facebook:

Menjëherë pas vendimit të Qeverisë për hapjen e kufirit, vizitova pikën kufitare mes Kosovës dhe Shqipërisë, ku u takova me policët kufitar dhe ata të doganës të cilët më informuan mbi punën e kufirit dhe sfidat në të cilat po kalojnë. Pa anashkaluar rrezikun për përhapjen e mëtutjeshme të virusit COVID19 dhe duke respektuar masat e reja për parandalimin e saj, bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Republikave tona që të vazhdojnë kujdesin maksimal edhe pse fitorja e kësaj beteje duket e afërt. Kufiri do të hapët nesër, ndërsa edhe njëherë në emër të institucioneve të Republikës së Kosovës u kërkoj falje të gjithë qytetarëve shqiptarë, pasi që kjo pikë kufitare do duhej të hapej e para!

NGJARJE TË TJERA

spot_img