Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka njoftuar se për nder të 16 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Zyra e Kosovës në Beograd ka organizuar manifestim.
Kamberi përmes një postimi në rrjetin social ka treguar se ky organizim është bërë nga ambasadori Jetish Jashari, raporton Ballkani.info.
“Në Beograd, në Zyrën e Republikës së Kosovës, në manifestimin për nderë të 16 vjetorit të Pavarësisë, organizuar nga Ambasadori Jetish Jashari”, ka shkruar ai.
E pranishme ka qenë edhe këshilltarja e kryeministrit Kurti, Ardita Sinani, ish kryetare e Preshevës.