Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar rezultatet e para përfundimtare të regjistrimit.
Sipas të dhënave popullsia në Kosovë i takon 93.49 për qind besimit islam.
Ndërsa, ortodoks 2.31, katolik, 1.75, të tjerë 0.45, asnjë besim 0.50 dhe pa përgjigje 1.50.
“Sipas religjionit Kosova ka një ndryshim të vogël me vitin 2011, pra dominohet nga besimi islam. Sipas të dhënave nga regjistrimi i vitit 2024 komuniteti islam përbën 93.49 %, ortodoks 2.31%, katolik, 1.75, të tjerë 0.45, asnjë besim 0.50 dhe pa përgjigje 1.50”, ka deklaruar drejtori i ASK-së, Avni Kastrati.
Sa i përket diasporës, deri tani janë regjistruar 550,000 persona, ndërsa numri total i popullsisë rezidente në Kosovë arrin në 1,602,515 banorë.
Regjistrimi i popullsisë kishte filluar më 5 prill dhe ka