spot_img

ZYRTARE/ Sali Berisha thirret në SPAK për 21 janarin

spot_img

Ish-kryeministri Sali Berisha është thirrur nga SPAK për të dhënë deklarime në lidhje me ngjarjen tragjike të 21 janarit 2011, ku humbën jetën katër protestues. Thirrja është bërë në kuadër të dosjes nr. 138, që lidhet me hetimet e rihapura mbi këtë çështje.

Burime bëjnë me dije se thirrja e parë ndaj Berishës është bërë më 3 nëntor, ndërsa së fundmi ai është njoftuar sërish për t’u paraqitur ditën e premte, më 14 nëntor 2025, në orën 10:00 në ambientet e SPAK-ut. Ai është thirrur në cilësinë e deklaruesit, për të dhënë versionin e tij mbi ngjarjet e asaj dite.

Berisha ka deklaruar publikisht se është i gatshëm të paraqitet dhe se është i interesuar që çështja të zbardhet plotësisht. “Unë kam qenë dhe mbetem i interesuar për të vërtetën,” – është shprehur ai.

Nga ana tjetër, avokati mbrojtës Genci Gjokutaj ka thënë për mediat se nuk ka marrë ende asnjë njoftim zyrtar nga SPAK lidhur me këtë thirrje.

Hetimet për 21 janarin janë rihapur pas vendimeve të reja gjyqësore dhe interesimit të opinionit publik për zbardhjen e plotë të ngjarjeve që tronditën vendin. /noa.al

NGJARJE TË TJERA

spot_img