Futbollisti i Kosovës, Bernard Berisha do të vazhdojë karrierën e tij në kampionatin rus deri në vitin 2025.
Berisha ka njoftuar se tashmë është zyrtare për vazhdimin e kontratën dhe kjo e bënë të lumtur, shkruan Demokracia.com. Mesfushori dardan i cili tash e një kohë nuk është duke u ftuar te Kosova, shpresohet se në ndeshjet e shtatorit do të marrë ftesë për t’iu bashkuar Kosovës.
Postimi i plotë i Bernard Berishës:
Tani është zyrtare dhe jam shumë i lumtur të njoftoj se do të qëndroj tek Clubi Akhmat Grozny deri në vitin 2025
Dua të falënderoj të gjithë fansat dhe gjithë Republikën Çeçene që na kanë mbështetur gjithmonë. Mikpritja në këtë vend është e madhe, të cilën unë dhe familja ime e vlerësojmë shumë
Inshallah dhe nje tjetër bashkëpunim i shkëlqyer me Akhamtin
Allahu Akbar