spot_img

30 të vdekur dhe 100 të plagosur’ ndërsa raketa ruse godet stacionin hekurudhor ukrainas të mbushur me qindra civilë që po tentonin të iknin nga luftimet

spot_img

Më shumë se 30 njerëz u vranë dhe mbi 100 të tjerë u plagosën në një sulm me raketa ruse në Ukrainën lindore, ndërsa civilët u përpoqën të evakuoheshin në pjesë më të sigurta të vendit, tha kompania shtetërore hekurudhore.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, sulmi ishte në stacionin e trenit të Kramatorsk, me pamje që tregojnë trupa të shpërndarë nëpër tokë, të shtrirë mes bagazheve të braktisura.

Disa ishin futur tashmë në qese, ndërsa fotot e tjera tregonin tymin që dilte nga stacioni ndërsa zjarrfikësit punonin në vendngjarje.

“Dy raketa goditën stacionin hekurudhor Kramatorsk. Njerëzit janë lënduar. Ne po sqarojmë detajet”, shkroi në rrjetet sociale Alexander Kamyshin, kreu i kompanisë hekurudhore të Ukrainës.

Më vonë ai shtoi: “Sipas të dhënave operacionale, më shumë se 30 njerëz u vranë dhe më shumë se 100 u plagosën në sulmin me raketa në stacionin hekurudhor Kramatorsk”.

Guvernatori rajonal Pavlo Kyrylenko tha se mijëra njerëz ndodheshin në stacionin e trenit në kohën e sulmit, duke u përgatitur për t’u evakuuar në rajone më të sigurta, ndërsa Rusia po fokuson trupat e saj në Ukrainën lindore.

Agjencia e lajmeve Reuters tha se nuk mund ta verifikonte menjëherë informacionin e Rusia nuk ka komentuar ende raportet për sulmin dhe numrin e të vdekurve.

Moska ka mohuar të ketë shënjestruar civilët që nga pushtimi i Ukrainës më 24 shkurt. /Telegrafi/

NGJARJE TË TJERA

spot_img