Mevlan Zeka është përforcimi i radhës nga klubi i Ballkanit.
Sulmuesi gjakovar gjatë ditës së djeshme zyrtarizoi ndarjen me Feronikelin, skuadër me të cilën fitoi gjithçka që mund të fitohej vitin e kaluar.
Zeka nuk ka vonuar dhe menjëherë e ka bërë zgjedhjen e tij për të ardhmen.
Siç njofton faqja zyrtare Ballkanit, Zeka tashmë është prezantuar te skuadra e Ballkanit që drejtohet nga Ismet Munishi.
Përveç Zekës, Ballkani ka prezantuar edhe portierin nga Rahoveci, Kenan Haxhihamza.
Haxhihamza vitin e kaluar mbrojti ngjyrat e Gjilanit.