Sulmuesi i Lazios, Ciro Immobile është zyrtarisht fitues i “Kupës së Artë 2002”, pasi Cristiano Ronaldo nuk është ftuar nga Juventusi për ndeshjen ndaj Romës.
Ronaldo ishte lojtari i vetëm që mund ta kalonte Immobilen që ka 35 gola, me 31 gola të shënuar tashmë.
Megjithatë, Maurizio Sarri ka vendosur ta pushojë Ronaldon për ndeshjen e sotme në Serie A ndaj Romës.
Kjo nënkupton se Immobile e mbyll edicionin në si topgolashënuesi më i mirë në Evropë me 35 gola, një më shumë se Robert Lewandowski, që ka 34 sosh.
Ai është italiani i tretë që e fiton këtë çmim, pas Francesco Tottit në vitin 2007 me 26 gola dhe Luca Tonit në vitin 2006 me 31 gola.
Lionel Messi e kishte fituar këtë çmim në tri vitet e fundit.