Enca erdhi atraktive në fotografitë e fundit.
Enca Haxhia është një prej artisteve më të komentuara të estradës shqiptare, shkruan lajmi.net.
Këngëtarja është aktive me këngë të reja si dhe me postime në rrjete sociale, përmes së cilave i informon fansat për çdo të re rreth saj.
Së fundi, ajo publikoi disa fotografi, ku shfaqet e veshur me veshje sportive me ngjyrë vjollcë, në të cilat theksonte figurën trupore.
“Ditët e fundit si 24 vjeçare 🙋🏻♀️🙈”, shkroi ajo sipër imazheve joshëse, ku pranoi menjëherë komente të shumta nga ndjekësit.
Kënga e fundit e Enca Haxhisë mbetet “Break Down” në duet me Don Xhonin, kurse pritet që së shpejti të rikthehet me projekte të reja. /Lajmi.net/