spot_img

Trajneri i Kosovës, Challandes infektohet me koronavirus

spot_img

rajneri i Kosovës, Bernard Challandes, ka dalë pozitiv në testin për koronavirus, pak orë para takimit miqësor kundër Shqipërisë në Elbasan.

Federata e Futbollit e Kosovës njoftoi të mërkurën paradite se Bernard Challandes dhe një anëtar i stafit të tij janë prekur nga Covid-19, raporton Gazeta Express.

“Pas kryerjes së testit për COVID-19, përzgjedhësi i Kombëtares, Bernard Challandes dhe njëri nga pjesëtarët e tjerë të stafit (menaxheri i pajisjeve), kanë rezultuar pozitiv”, thuhet në një njoftim të FFK-së.

FFK-ja nuk ka treguar për gjendjen e tyre, por ka konfirmuar se ata janë izoluar nga pjesa tjetër e skuadrës.

Ata do të testohen sërish para takimit të Kosovës kundër Sllovenisë të dielën në Ligën e Kombeve.

Ndeshjen e sotme miqësore kundër Shqipërisë në Elbasan do ta drejtojë ndihmëstrajneri i parë, Muharrem Sahiti, njofton organi qeverisës i futbollit kosovar.

Pas ndeshjes së sotme miqësore, Kosova do t’i luajë dy ndeshjet e fundit në Grupin 3 të Ligës C, me synim për ta shmangur rënien në Ligën D – kategorinë e fundit të kësaj gare.

Challandes me gjasë nuk do të jetë në gjendje ta udhëheqë Kosovën as në dy ndeshjet vendimtare për fatin e saj në Ligën e Kombeve, kundër Sllovenisë këtë të diele në Lubjanë dhe të mërkurën e ardhshme kundër Moldavisë në Prishtinë.

Kosova është e parafundit në grup me vetëm 2 pikë, tetë më pak se liderja Sllovenia dhe një më shumë se vendi i fundit, Moldavia. /Gazeta Express/

NGJARJE TË TJERA

spot_img