Promotori i Anthony Joshua, Eddie Hearn zyrtarisht ka konfirmuar që përballja e zjarrtë ndaj Tyson Fury do zhvillohet me 14 gusht 2021.
Dy boksierët kanë arritur marrëveshje dhe nënshkruar kontratat, nga të cilat menjëherë do fitojnë nga 100 milionë euro, transmeton lajmi.net.
Hearn ka njoftuar se pos marrëveshjes, përballja do zhvillohet në Arabinë Saudite në datën 14 gusht 2021.
“Duan të ndërtojnë stadium të ri. Me 14 gusht do zhvillohet përballja”.
“Mirëpritësit e Arabisë Saudite duan të krijojnë diç shumë të veçantë. Herën e fundit që ndërtuan stadium ishte për ndeshjen ndaj Andy Ruiz në vetëm jashtë javë dhe kishte 18 mijë spektatorë. Kjo do jetë përafërsisht e njëjtë”, deklaroi ai.
Ndërkohë, në fund të vitit do këtë edhe rimetchin mes dy boksierëve./Lajmi.net/