spot_img

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi pritet nga Presidenti i ri i Federatës Turke të Futbollit

spot_img

Presidenti Agim Ademi ka qëndruar sot për vizitë në Federatën e Futbollit të Turqisë, ku është takuar me presidentin e sapozgjedhur të kësaj federate, Mehmet Büyükekşi.

Gjatë këtij takimi kreu i FFK-së e uroj z. Büyükekşi për mandatin e fituar në krye të futbollit turk, duke i dëshiruar suksese dhe mbarësi në këtë pozitë. Vizita e presidentit Ademi ishte e para që iu bë Federatës turke nga një president federata pas zgjedhjes së presidentit të ri.

Krerët e të dyja federatave diskutuan për bashkëpunim, duke pasur parasysh se Federata turke ka qenë në vazhdimësi në përkrahje të FFK-së dhe ranë dakord që edhe në të ardhmen të ketë partneritet të frytshëm dhe Turqia të vazhdojë mbështetjen e saj në të gjitha format për futbollin e Kosovës. Po ashtu, kreu i FFK-së i bëri ftesë homologut të tij që vizitën e parë jashtë vendit ta bëjë pikërisht në Kosovë, të cilën Büyükekşi e mirëpriti.

I pari i futbollit kosovar pati një takim të veçantë edhe me sekretarin e përgjithshëm të kësaj federate, Kadir Kardas, ku u diskutua rreth bashkëpunimit si dhe organizimit të shkuarjes së personelit të FFK-së në Federatën turke, për të krijuar idenë dhe formën se si është duke punuar kjo federatë në sektorë të ndryshëm, pasi brenda një kohe të shkurtër ka arritur të bëjë përparime të dukshme.

Të dy krerët e Federatës turke e pritën ngrohtësisht presidentin Ademi dhe i miratuan kërkesat dhe idetë e tij për ta mbështetur futbollin e Kosovës.

Gjithashtu, u diskutua edhe për futbollistët kosovarë të cilët po aktivizohen në klubet turke, me ç’rast kreu i FFK-së u nda shumë i lumtur për fjalët e mira që dëgjojë dhe për faktin që ata po tregohen shembull për të mirë në futbollin turk.

NGJARJE TË TJERA

spot_img