spot_img

Lipjani mbetët pa shkollën profesioniste të futbollit, pritet të përfitojnë Prishtina e Fushë Kosova

spot_img

Lipjani përfundimisht do të mbetët pa Shkollën e Mesme të Futbollit, e cila do të këtë më shumë se 500 nxënës e mbi 60 të punësuar. Tani këtij projekti të Federatës së Futbollit të Kosovës mund t’i gëzohen qytetarët e Prishtinës apo Fushë Kosovës.

Shkolla e Mesme e Futbollit ishte planifikuar të ndërtohej në ish-shkollën e Banullës së Lipjanit.

Fillimisht ishin vetë banorët e atjeshëm, të cilët kishin alarmuar për shkollën-gërmadhë e cila ishte shndërruar në qendër të narkomanëve.

Me të kuptuar hapësirën menjëherë kishte reaguar Federata e Futbollit të Kosovës duke kërkuar nga Kuvendi Komunal i Lipjanit për ndërtimin e shkollës së futbollit në këtë hapësirë.

Edhe gazeta Albanian News, i kishte dërguar pyetje Kryetarit Imri Ahmeti, i cili nuk mori mundin t’i përgjigjet fare gazetarit! Por përfundimisht drejtuesit lipjanas e kanë refuzuar të hapin këtë shkollë, duke iu përgjigj FFK-së me një letër nga drejtoria e arsimit.

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi gjatë vizitës në vendin e shkollës-gërmadhë

Tanimë dëshira e banorëve dhe gatishmëria e Kryetarit të FFK-së, Agim Ademi mbetët me kaq, pasi duket se kundër kësaj iniciative ishte Kryetari i Lipjanit, Ahmeti. Ky i fundit sikur nuk mërzitet fare për sportistët e këtij qyteti. Siç dihet këtë vit Lipjani nuk do ta këtë asnjë skuadër në Superligë derisa nëse vazhdohet me këtë avaz vështirë se priten ditë të mira për sportin e Lipjanit

Megjithatë Albanian News merr vesh se drejtuesi i futbollit kosovar, Agim Ademi nuk ka qëndruar duarkryq. Ai ka kontaktuar Kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama dhe atë të Fushë Kosovës, Burim Berisha.

Gazeta merr vesh se Rama e ka ofruar vendin duke shpreh dëshirën që një shkollë e këtij lloji të mbetët në kryeqytet.

Kjo shkollë mund të ndërtohet edhe në Komunën e Fushë Kosovës, por që ende nuk është konfirmuar.

Kjo shkollë është e vetmja në rajon dhe me kapacitete të tilla, kudo që do të realizohet është një veprim i madh për sportin e Kosovës në përgjithësi dhe futbollin në veçanti. Shkolla do të jetë nënmbikqyrjen e FIFA-s dhe UEFA-së, pritet të këtë edhe impakt Ekonomik.

Potencojmë se është për tu çuditi se si drejtuesve të Lipjanit nuk i ka bërë përshtypje një shkollë e tillë. Derisa banorët e asaj ane mbesin në pritje se sa gjatë do ta shohin objektin-gërmadhë duke ngërthyer në vete dukuri negative./AlbanianNews.net

NGJARJE TË TJERA

spot_img