Bayerni mposhti 2-0 Barcelonën në ndeshjen e dytë të grupeve të Champions League. Moment i veçantë ishte përballja e Lewandowskit me ish-ekipin e tij.
Madje polaku u vu shpesh herë në qendër të vëmendjes.
Një video ku sulmuesi duke takuar ish-shokët e skuadrës bavareze, është duke bërë xhiron e rrjeteve sociale.
Leva shkoi të përshëndeste të gjithë ish-bashkëlojtarët me të cilët ndau shumë momente emocionuese.
Një detaj shumë i fortë është vënë re duke ngritur pikëpyetje të mëdha për një krisje të mundshme mes Leves dhe Mylerit.
Lewandowski u jep dorën të gjithë ish-shokëve të ekipit, me përjashtim të Tomas Mylerit.
❤️🇵🇱 | El saludo de Robert Lewandowski con sus antiguos compañeros del Bayern. pic.twitter.com/mfJ2U5z3eV
— Wise Futbol (@FutbolWise) September 13, 2022