spot_img

FIFA shkruan: Infantino në Kosovë diskutoi për ndërtimin e Stadiumit Nacional

spot_img

FIFA i ka kushtuar një shkrim të veçantë vizitës së sotme të presidentit të saj Gianni Infantino në Kosovë.

Shtëpia botërore e futbollit e ka përmendur në mënyrë të veçantë takimin me presidentet Vjosa Osmani.

Kryetari i FIFA-s, i cili u prit nga kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, ka vizituar edhe stadiumin Fadil Vokrri, ku Kosova i zhvillon ndeshjet në shtëpi dhe ka biseduar për infrastrukturën e futbollit me nikoqirët e tij.

“Ndër çështjet e diskutuara nga z. Infantino dhe z. Ademi ishin idetë për një stadium kombëtar në Kosovë dhe ndërtimin e më shumë fushave të futbollit. Presidenti i FIFA-s ka ndjekur edhe një prezantim të FFK-së për projektet e FIFA Forëard që janë duke u ndërmarrë në vend.

FFK-ja është angazhuar në mënyrë aktive me programin FIFA Forëard që nga fillimi i tij në vitin 2016. Ajo ka angazhuar fonde nga projekti FIFA Forëard për ndërtimin e gjashtë fushave artificiale për klubet e ligës dhe një projekt për zbatimin e teknologjisë VAR”, ka shkruar FIFA, duke vazhduar:

“Gianni Infantino ka pasur takime të ndara edhe me: kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti; Presidentet Vjosa Osmani, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku; dhe kryetarin e Prishtinës Përparim Rama, i cili i dorëzoi çelësin e kryeqytetit.

FFK-ja ka shprehur interesim për rritjen e aktiviteteve të futbollit në shkollë, dhe projekte të tjera bazë, dhe diskutimet kanë përfshirë përdorimin e futbollit si mjet legjitim për edukim dhe zhvillim.

Presidenti i FIFA-s shoqërohej nga fituesi i Kupës Botërore dhe tani këshilltar i lartë i futbollit në FIFA Youri Djorkaeff, si dhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) Armand Duka dhe Presidenti i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut (FFM) Muamet Sejdini”, përfundon shkrimi i FIFA-së.

NGJARJE TË TJERA

spot_img