Presidentja Vjosa Osmani është duke marrë pjesë në Konferencën për Siguri që po mbahet në Mynih të Gjermanisë.
Nga atje ajo ka njoftuar se është takuar me homologen e saj sllovene, Nataša Pirc Musar, me të cilën tha se ka folur për forcim të partneritetit.
“Bashkëpunimin e ngushtë me Slloveninë do ta vazhdojmë edhe gjatë mandatit të Presidentes së re Nataša Pirc Musar. Në Mynih, diskutuam forcimin e partneritetit tonë, bashkëpunimin për të kontribuar në paqe të qëndrueshme në rajon e më gjerë, si dhe mbështetjen për integrimin e plotë të Kosovës në institucionet euroatlantike”.
Osmani mori pjesë edhe në një panel me temë diskutimi për gruan, paqen dhe sigurinë.