I nderuar me praninë në festën e FC Voska Sport në Ohër, për titullin e kampionit në Ligën e Dytë dhe njëherësh promovimin në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut, është shprehur i pari i FFK-së, Agim Ademi.
Ai më pas ka shtuar vazhduar:
Drejtuesve, stafit të trajnerëve, futbollistëve dhe tifozëve të këtij klubi u shpreha përgëzimet e mia dhe të komunitetit të futbollit në Kosovë për këtë arritje historike, me urimin për paraqitje sa më dinjitoze në shoqërinë elite.