spot_img

Amerikanët i kërkojnë statut të Asociacionit Kurtit, Vuçiq s’do, bëhet nervoz me Escobarin

spot_img

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e hodhi poshtë draft-statutin e parë për Asociacionin që ia prezantuan në takimin e 2 majit me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq dhe i shkarkoi menjëherë serbët që e kishin përgatitur. Tani Kurti duhet ta hartojë vetë një draft statut të Asociacionit, pasi këtë po ia kërkojnë ndërkombëtarët. Kjo gjë e ka shqetësuar jo pak Vuçiqin, i cili reagoi ashpër parmbrëmë, duke i thënë të dërguarit amerikan për Ballkanin, Gabriel Escobar që ta lexojë marrëveshjen e mëparshme.

Ndërkombëtarët janë duke pritur propozim konkret nga Kosova për atë se si do të duket Asociacioni i komunave me shumicë serbe. Dhe këtë detyrë që kryeministri Albin Kurti e ka marrë përsipër në marrëveshjen e fundit me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, po i kërkohet që ta kryejë shpejt.

Kjo kërkesë e ka irrituar Vuçiqin, i cili të martën në mbrëmje tha se institucionet e Kosovës “nuk kanë të drejtë të bëjnë propozime”.

“Escobar thotë – tani ne presim propozimin e Kosovës për Asociacionin. Unë duhet t’ia kujtoj atij, dhe ai këtë nuk do të ma falë – të kthehet dhe ta përsërisë materialin, të lexojë atë që është shkruar në Marrëveshjen e Brukselit dhe anekset. Institucionet e Prishtinës nuk kanë asnjë autoritet, as kompetencë, dhe nuk kanë asnjë të drejtë të bëjnë propozime”, tha Vuçiq në televizionin publik serb.

Në rast se Kurti shkon në ndonjë takim të dialogut me një draft-statut për Asociacionin, Vuçiq ka paralajmëruar se s’do të marrë pjesë.

“Ne as nuk jemi të interesuar dhe as nuk do të marrim pjesë në këto budallallëqe me të cilat po përpiqen të na i mbyllin sytë dhe këtu i përgjigjem ndërmjetësit amerikan. Thjesht po ju pyes, zotëri, vetëm lexoni se çfarë shkruan aty”, tha ai.

Drafti i statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, i prezantuar nga Ekipi Menaxhues në takimin e 2 majit ndërmjet Kurtit dhe Vuçiqit u hodh poshtë nga ana e Kosovës dhe serbët që e hartuan u shkarkuan menjëherë. Ky ekip, sipas Vuçiqit ekziston ende dhe është i vetmi që e ka atë kompetencë.

“Dhe ky ekip ekziston. Mos u bëni se keni harruar. Përsëritni materialin. Nëse nuk e përsëritni në lidhje me Kartën e OKB-së dhe Rezolutën 1244, atëherë bëjeni tani”, tha Vuçiq.

SHBA-ja, Gjermania e Mbretëria e Bashkuar presin nga Kurti propozim konkret për Asociacionin

Ndërkombëtarët e konsiderojnë “pikënisje të rëndësishme” draftin e statutit të Asociacionit i cili u prezantua më 2 maj në Bruksel, e për të cilin kryeministri Albin Kurti tha më pas se “është rezultat i dëshirës për Republika Srpska në Kosovë”.

Në atë takim, Kurti e ka propozuar një “draft-vizion” për punën e rregullimit të komunitetit serb në Kosovë, për të cilin tha se u inspirua në modelin kroat.

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, kishte pritur që deri në takimin e 2 majit të kishte një propozim nga Qeveria e Kosovës për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

“Shpresoj që deri më 2 maj të ketë një propozim konkret”, ishte shprehur Escobar më 20 prill, në një intervistë për shërbimin shqip të Zërit të Amerikës.

Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, tha para dy javësh se ka ardhur koha që Kosova ta propozojë zyrtarisht një draft-statut për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, duke treguar se “aleatët e Kosovës duan të shohin përparim në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë”.

“Pra, tani është koha që Kosova ta propozojë zyrtarisht një draft statut për një Asociacion, duke u mbështetur në vizionin e vendosur nga Kryeministri javën e kaluar, në përputhje me kriteret e përcaktuara nga BE-ja”, ka shkruar Abbott në Facebook më 9 maj.

Të njëjtën gjë e kërkoi një javë më parë edhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, pas një takimi me anëtarët e Komisionit parlamentar për Punë të Jashtme. Tha se vizioni i paraqitur i Kurtit nuk mjafton.

“Drafti më i mirë mund të përgatitet nga vetë Kosova për Kosovën. Një vizion nuk është draft. Çka na duhet nga Kosova sa më parë është një draft, që të shohim se çfarë idesh konkrete ka për Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe. Ky, mendoj që është obligim i Kosovës për ta sjellë përpara këtë proces”, tha Rohde më 16 maj.

Vizita e dy senatorëve amerikanë në Prishtinë, Chris Murphy dhe Gary Peters të hënën, e solli paralajmërimin se kryeministri Albin Kurti tani duhet të ndërmarrë “hapa të vështirë” në dialogun me Serbinë. Ata kanë treguar se u kanë bërë presion krerëve të shtetit të Kosovës që të lëvizin “me shpejtësi” drejt themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, duke treguar “një nivel të ri serioziteti” në këtë çështje.

I dërguari i SHBA-së për Ballkanin, Gabriel Escobar tha të dielën se duan që puna e zbatimit të marrëveshjes së fundit të kryhet deri në fund të verës.

Ndërkohë, presidentja Vjosa Osmani të shtunën ka paralajmëruar rrezik nëse ndërmjetësit do të kërkojnë diçka mes propozimit të Kosovës dhe atij të Serbisë për Asociacionin.

“Problemi është që nëse zyrtarët e BE-së kërkojnë që edhe vetë statuti të jetë një mes në mes të asaj çfarë kërkon Serbia dhe çka propozon Kosova, aty gjithmonë ka rrezik – në qoftë se merren elemente të propozimit të Serbisë, gjithmonë ka rrezik – që të shkohet drejt destabilizimit”, ka thënë shefja e shtetit.

NGJARJE TË TJERA

spot_img