spot_img

Aktakuzë ndaj Trumpit për komplot për përmbysjen e rezultatit të zgjedhjeve më 2020

spot_img

Është ngritur aktakuzë ndaj ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, për komplot për ta shfuqizuar disfatën në zgjedhjet e vitit 2020.

Trump akuzohet për konspiracion për ta mashtruar SHBA-në, pengimin e dëshmitarëve dhe konspiracion kundër të drejtave të qytetarëve.

Aktakuza vjen pas një hetimi ndaj ngjarjeve që ndodhën gjatë trazirave të 6 janarit 2021, në Kapitol të Shteteve të Bashkuara.

Trump, i cili synon të garojë sërish për president të SHBA-së, i mohon akuzat.

Ai e quajti “qesharake” aktakuzën ndaj tij në një reagim në rrjetet sociale.

Trump, 77 vjeç, është urdhëruar të dalë para gjykatës federale të enjten.

Akuzat vijnë pas hetimit të Prokurorit të Posaçëm, Jack Smith, ndaj dyshimeve se Trump kishte tentuar ta pengonte Kongresin gjatë verifikimit të fitores së Joe Biden dhe t’ua mohojë votuesve të drejtën për zgjedhje të drejta.

Në aktakuzë thuhet se Trump kishte bërë komplot me gjashtë persona të tjerë, emrat e të cilëve nuk janë bërë të ditur, për ta shfuqizuar rezultatin e zgjedhjeve.

Prokurorët thanë se Trump e dinte se pretendimet e tij se zgjedhjet ishin hileqare, ishin të rreme, por i përsëriti ato gjithsesi për të “krijuar një atmosferë të mosbesimit kombëtar, zemërim dhe për ta rrënuar besimin në administratën e zgjedhjeve”.

Në një komunikatë për media, fushata e Trumpit tha se ai gjithmonë e kishte respektuar ligjin dhe e karakterizoi aktakuzën si “përndjekje” politike e ngjashme me Gjermaninë naziste.

Zyrtarët dëshmuan se Trumpi u kishte bërë atyre presion bazuar në pretendime të rreme për mashtrim të madh në votim.

Përkrahësit e Trumpit e sulmuan Kapitolin amerikan më 2 janar 2021, në përpjekje për të mos e lejuar Kongresin ta certifikojë fitoren e Bidenit. /REL

NGJARJE TË TJERA

spot_img