Angela Martini tash e sa ditë po shijon pushimet bashkë me bashkëshortin e saj, Dragos Savulescu.
Modelja nuk i ka kursyer fotografitë nga pushimet, në gë cilat shfaqet joshëse, ndërsa realizoi edhe një fotosesion për një revistë të njohur.
Me anë të një videoje që e postoi së fundi, Angela thotë se bashkëshorti e emocionoi pasi bëri diçka për hatër të saj.
Në një restaurant, kamarieri ua kishte prezantuar një karavidhe, të cilën dëshiroi ta përgatiste për ta, por meqë ajo është vegjetariane, Dragos e pagoi dhe e hodhi në det.