Dy banorë të Pejës kanë raportuar në Polici për të shtëna me armë zjarri në drejtim të shtëpisë së tyre.
Sipas njoftimit dy banorët kanë dëgjuar të shtëna me armë zjarri në drejtim të shtëpisë së tyre në orën 23:13 në mbrëmjen e së shtunës.
Shkaku i mundshëm i incidentit dyshohet të jetë lidhur me mosmarrëveshje-borxhe.
Nga gjuajtjet me armë janë dëmtuar dy tjegulla dhe një gyp-ujëmbledhës.
“Pejë / 30.03.2024-23:13. Dy ankues kosovarë kanë raportuar se, derisa ishin duke qëndruar në shtëpi, kanë dëgjuar disa të shtëna me armë zjarri në drejtim të shtëpisë së tyre nga persona (ende të paidentifikuar), dyshohet për shkak të disa mosmarrëveshjeve-borxheve. Nga predhat janë dëmtuar dy tjegulla dhe një gyp-ujëmbledhës. Rasti po hetohet nga ekipet perkatese policore”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.