Pasi që konfirmoi pjesëmarrjen në garat evropiane, kampioni i Kosovës KB Golden Eagle Ylli është në qendër të interesimit medial për transferet eventuale. Emri i fundit, që thujase ka firmosur me skuadrën është fundori prizrenas, Valon Bunjaku. Reprezentatuesi i Kosovës, së fundi mbrojti ngjyrat e Bashkimit, para se të shpallej kampion me Yllin një vit më parë.
Duket se çmimet e larta të lojtarëve organizator si Bamforth e Maxhuni, i kanë shtyrë therandasit të sigurohen me Bunjakun, i cili sa ishte me Yllin barti barrën kryesore së bashku me Kastratin e Morinën. “Valoni tanimë gjendet në Danimarkë me Kombëtaren dhe presim pasi të kthehet ta hedh firmën për klubin tonë”, ka thënë një burim brenda skuadrës së Yllit.
Bunjaku sa ishte pjesë e Yllit, në edicionin 2020/21