Drejtoria Rajonale e policisë në Ferizaj, ka njoftuar për detaje shtesë në lidhje me aksidentin me fatalitet që ndodhi sot në fshatin Koshare të Ferizajit, ku 4 persona mbetën të vdekur, shkruan Gazeta Metro.
Në një komunikatë për media, u tha se deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur kur njëri nga automjetet i drejtuar nga 22 vjeçari me inicialet E.M (mashkull Kosovar), po qarkullonte nga Ferizaj në drejtim të Shtimes, dhe pasi arriti në Koshare, për shkaqe të panjohura ka kaluar në anën tjetër të rrugës dhe është ndeshur me automjetin ‘VË Golf’, që qarkullonte në drejtimin e kundërt,.
Si pasojë e këtij aksidenti, kanë mbetur të vdekur 4 persona, ndërsa viktima më e re ishte një fëmijë 12 vjeçar.
Viktimat , ( të vdekurit) nga ky aksident janë :
N.R ( M.SH/K) 39 vjeçar – drejtues i automjetit
XH.R ( F/SH/K) 60 vjeçare ,
S.R ( F/SH/K) 32 vjeçare
Y.R ( M/SH/K) 12 vjeçar
Ndërkaq, janë lënduar edhe 3 personna të tjerë:
I.R ( F/SH/K) 32 vjeçare, e cila është dërguar për tretman mjekësor në
QKUK-Prishtinë, e cila ishte pasagjere në automjetin VË Golf.
Y.H ( M/SH/K) 21 vjeçar dhe
L.H ( M/SH/K) 21 vjeçar, të cilët ishin pasagjerë në automjetin Audi, të njëjtit, pasi kanë marr tretman mjekësor në Qendrën Emergjente në Ferizaj janë liruar.
Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor – Ferizaj , i ka marr të gjitha masat e nevojshme për hetimin e rastit , në koordinim edhe me Prokurorin e Shtetit nga Prokuroria Themelore e Ferizajt, i cili ka dalur në vendin e aksidentit.
Me vendim të tij, trupat e pajetë dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore nëPrishtinë, ndërsa i dyshuari ( drejtuesi i automjetit Audi ) E.M, ndalohet në mbajtje për 48 orë. /gazetametro.net