Polica amerikane tha se beson se Dahlia Sky, e cila kishte qenë aktore pornografike për 10 vitet e fundit, ka qëlluar veten me armë.
31 vjecarja raportohet se vuante nga depresioni dhe gjithashtu ishte diagnostikuar me kancer të gjirit.
Ajo përshkruhej nga miqtë si “shpirt i mrekullueshëm”, “me humor”, “e komplikuar”, dhe “mike e ngrohtë”.
Gruaja u gjet e vdekur në një makinë në San Fernando, Los Angeles, më 30 qershor.
Policia tha se ajo kishte një plagë arme në trup, të cilën besohet e ka shkaktuar vetë.
Herën e fundit Dahlia kishte postuar në Instagram më 22 janar, duke mbajtur një veshje të bardhë, teksa pyeste ndjekësit: “Ç’mendoni për kostumin tim?”
Beteja me kancerin besohet se është burimi i depresionit të 31 vjeçares.
Producenti i filmave për të rritur Hans, i cili ka punuar në disa filma me Dahlia tha për rrjetin AVN se beteja e disa viteve me kancerin kishte lënë pasoja në shëndetin e saj mendor.
“Vitin e fundit kam folur disa herë me të, e kuptova se nuk e kishte pasur të lehtë. Ne nuk do ta marrim veten shpejt nga kjo. Do të na marrë shumë malli”.