spot_img

Alarmi se po armatoset rëndë, eksperti i sigurisë e “zbulon” skenarin e Serbisë – i jep një paralajmërim Vuçiqit

spot_img

Avionë, helikopterë dhe tanke të prodhimit rus zhvilluan qitje të shtunën në Pester, ishin këto disa nga manovrat e quajtura Bashkëpunimi 2020, një demonstrim i një fuqie ushtarake të ripërtëritur të Serbisë, të cilat u ndoqën nga Presidenti Aleksandar Vuçiq dhe personalitete të tjera.

Eksperti i sigurisë, Hajrullah Tërnava, në një prononcim dhënë gazetës “Bota sot”, ka thënë se e gjithë kjo që po ndodhë në Serbi, është se kreu i Serbisë është duke i përdorur për konsum të brendshëm.

Tërnava shprehet se Ballkani vazhdon edhe me tej të përballet më shumë tema të pazgjidhura, krejt kjo për shkak të luftërave të fundit.

Hajrullah Tërnava

“Situata në të cilën në këto kohëra gjendet regjioni, e sidomos Ballkani që ende ka shumë çështje të pazgjedhura mes shteteve që kanë luftuar mes veti, që nga lufta e deri më tani, e sidomos mes Kosovës e Serbisë, që edhe deri më tani të zhdukur i kemi mbi 1600 persona që edhe me kalimin e mbi 21 viteve nga lufta e deri më tani, asgjë nuk është bërë për këtë kohë, e kur tani edhe udhëheqës serb si mysafir në TV serbe dalin dhe e pranojnë për 16 varreza masive të shqiptarëve të varrosur në territorin e Serbisë. Mos të flasim për temat që ende popullata dite e për ditë presin të hapen në bisedimet e rradhës, sikur që janë dëmet e luftës, reparacioni, masakrat, plaçkitjet e fondeve financiare se në banka të deponuesve, si në fondin pensional e shumë çështje tjera, thotë eksperti i sigurisë.

Lidhur me këto zhvillime në Serbi, eksperti shpjegon se Kosova nuk duhet të shqetësohet për këtë çështje, pasi territori i saj ruhet forcat e NATO-s, dhe në rast të ndonjë sulmi nga ana e Serbisë ndaj Kosovës, do të ishte fundi i shtetit serb.

“Tani Serbia i luan taktikat e luftërave speciale dhe manovron si me armatim të rëndë apo edhe tjetër, sepse kjo i vyen për konsum të brendshëm brenda popullatës së saj në Serbi. Sa i përket Kosovës, ky alarm nuk duhet të jetë as një shqetësim edhe më i vogli për ne, sepse është e qartë se tërësinë territoriale e garanton KFOR-i, gjë që një sulm i Serbisë ndaj Kosovës do të ishte fundi i Serbisë, sepse forcat e NATOS sikur që e bombarduan gjatë luftës dhe na çliruan nga ky okupator, tani ndaj Serbisë do të ishin edhe më të pamëshirshëm, sepse ekzistojnë garancat në OKB qe nuk guxon teë ripërsëritet një sulm ndaj Kosovës. Megjithatë, është e kuptueshme që niveli i gatishmërisë në forcat tona ushtarake duhet të ngritët në nivelin e duhur të rrethanave që e parashohin këto kohëra, dhe të mos ndodhin befasina të ushtaraket tone, gjë që këtë e kanë të qartë ushtarakët tonë”, shprehet ai.

Ai madje tregon se tashmë edhe Kosova është shumë më e përgatitur në aspektin e kuadrove ushtarake.

“Edhe në këto rrethana në të cilat gjendet shteti i ynë, e krahasuar me ato kohërat kur na ka sulmuar ushtarakisht Serbia në periudhën 1998-1999, tani FSK është shumë më e avancuar si nga aspekti i kuadrove ushtarake, i stërvitjeve, armatimit etje, e sidomos kur sikur e shpjegova që sigurinë e territorit të Kosovës e garanton KFOR”, ka deklaruar eksperti i sigurisë, Hajrullah Tërnava, për gazetën “Bota sot”.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img