spot_img

Albin Kurti: Vetëvendosja edhe gjetiu edhe te ne, paguhet edhe me jetë

spot_img

Kryeministri Albin Kurti ka mbajtur një fjalim pas homazheve para pllakës përkujtimore të Mon Balajt e Arben Xheladinit, që u vranë gjatë protestave të Vetëvendosjes, në shkurt të 2007-s.

Duke rikutjuar demonstratave të atij shkurti, Kurti foli për dhunën ndaj demonstruesve dhe pasojat që patën disa prej tyre, përveç Balajt e Xheladinit.

Ai ka folur për qëllimin që i nxori aktivistët në rrugë, pas prezantimit të planit për Kosovë, të ndërmjetësit të atëhershëm, Marti Ahtisaari.

Në kujtim të dy aktivistëve të vrarë, Kurti gjatë fjalimit tha se “Vetëvendosja edhe gjetiu edhe te ne, paguhet edhe me jetë. Por, edhe jeta që ia vlen është ajo me vetëvendosje. Rruga jonë është e vështirë, sepse është rrugë përpjetë. Por, edhe kjo rrugë e jona është e qartë, sepse është e drejtë”.

Dy prostestuesit e vrarë 16 vjet më parë nga policia e UNMIK-ut i ka përkujtuar edhe Kryeparlamentari Glauk Konjufca.

“Arbeni e Moni ranë dëshmorë në mbrojtje të vlerave të lirisë, barazisë, demokracisë dhe për vetëvendosjen e Republikës”, ka shkruar sot Konjufca.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img