Kampioni i Kosovës në futboll, FC Ballkani, do të kërkoj që të kalojë në fazën finale të kualifikimeve në Ligën e Konferencës.
Për ta bërë këtë, skuadra e trajneri Ilir Daja duhet së paku ta ruaje epërsinë prej një goli nga ndeshja e parë e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” ku triumfuan me rezultat 3-2, rezultat ky që nuk ofron shumë siguri.
Përkundër fitores në Prishtinë, Ballkani nuk llogaritet favorit të triumfojë sonte në Ishujt Faroe.
Kompania e madhe e basteve sportive “bet365.com” e ka favorizuar Klaksvikun para Ballkanit.
Kuota për fitoren e vendasve llogaritet 2.20, barazimi 3.60 ndërkohë për triumfin e futbollistëve të Ilir Dajës është 3.10.
Ndeshja do të zhvillohet me fillim nga ora 20:00 në stadiumin “Torsvollur” dhe transmetohet në kohë reale në RTK.
Bllakni në rast të kualifikimit tutje, në raundin tjetër do të ballafaqohet me Shkupin.