Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, sot mbajti një takim me vendet anëtare të G7-s dhe partnerëve të NATO-s, ku u diskutuar për rënien e raketave në Poloni.
Nga Reuters, kanë thënë se Bideni u tha aleatëve se raketa që ka rënë në Poloni është raketë e mbrojtjes ajrore ukrainase.
“Presidenti i SHBA-së Joe Biden ka informuar G7-en dhe partnerët e NATO-s se raketa që ra në territorin polak është një raketë e mbrojtjes ajrore ukrainase”, ka thënë Biden, raportoi Reuters, duke cituar burime të NATO-s.
Një raketë e prodhimit rus goditi të martën fshatin polak Przewodowo, që ndodhet në kufirin mes Polonisë dhe Ukrainës, duke vrarë dy persona.
Zyrtarët polakë mbajtën një sërë takimesh të jashtëzakonshme dje dhe kryeministri polak Mateusz Morawiecki ka thënë se vendi do të aktivizojë nenin 4 të aleancës së NATO-s, që nënkupton konsultime të të gjitha vendeve anëtare për situatën aktuale.