Sulmuesi nga Nigeria, Patrick Friday Eze, me shumë gjasë pritet t’i bashkohet futbollit kosovar.
Eze është futbollist i lirë, pasi që ka mbyllur bashkëpunimin me skuadrën nga Katari, Al-Ahli SC.
Merret vesh se interesim të madh për futbollistin ka shprehur skuadra kampione e Kosovës, FC Ballkani.
Sulmuesit Dilivio Hoffman dhe Theophilus Solomon priten të largohet nga Ballkani, dhe kësisoj “portokallinjtë” pritet të transferojnë ndonjë sulmues.
Nigeriani 29 vjeçar, karrierë ka bërë në kampionate të ndryshme duke filluar nga Nigeria, Serbia, Arabia, Turqia, Polonia, Katari dhe Shqipëria.