spot_img

Detaje, ja çfarë u gjet në shtëpinë e policit të arratisur

spot_img

Zyrtarit të Policisë së Kosovës, Ferid Leci, i shpallur në kërkim nga mbrëmë kur edhe iu shmang arrestimit të tij, pasi paraprakisht e kuptoi se forcat e rendit e kishin futur edhe atë në listën për arrestim, i është bastisur shtëpia.

Megjithëse nuk arritën ta prangosin, forcat e rendit bastisën mbrëmë shtëpinë e Ferid Lecit në Hodonoc të Kamenicës, brenda së cilës u gjetën armë zjarri pa leje, para të gatshme dhe gjësende tjera të kundërligjshme.

Në shtëpinë e tij dyshohet se janë sekuestruar edhe disa telefona celular të cilët do të dërgohen për ekzaminim, nga ku pritet që të nxirren prova për të mbështetur pretendimet e prokurorisë për veprimtaritë ilegale të të dyshuarit, shkruan Gazeta Sinjali.

Në një distancë prej rreth dy kilometra nga shtëpia e tij, përballë një restoranti në dalje të fshatit Hodonoc, është lokalizuar edhe një stallë me rreth 100 krerë lopë, e cila dyshohet se është në pronësi të policit të arratisur dhe familjes së tij.

Bëhet e ditur se lopët janë sekuestruar nga AUV-i me dyshimin se janë të kontrabanduara dhe është dobi pasurore e fituar me vepër penale.

Leci dyshohet se nuk pati guxim për luftimin e krimit dhe korrupsionit në zonën ku shërbeu për një kohë të gjatë, prandaj dyshohet se iu bashkua grupeve kriminale që në mënyrë ilegale arritën të përfitonin materialisht. /Korrespodenti.com

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

NGJARJE TË TJERA

spot_img