Luana Vjollca ka menduar që në ditën e parë të muajit gusht të ndezë Instagramin me poza sensuale.
Moderatorja shumë e dashur për publikun shqiptar së fundmi ka publikuar një foto me të cilën ka ngjallur shumë reagime në rrjete sociale.
Me një palë bikini të bardha, me viza të kuqe që duken si uniformë infermiereje, Luana Vjollca ka menduar të ngacmojë disi imagjinatën e fansave të saj. Mbi jahtin luksoz nuk ka nguruar të ekspozojë format seksi që çdo vajzë do i kishte zili.
“Erdhi vapa me gushtin”, shkruan ajo krahas fotos.