spot_img

Është më i shtrenjti te Kosova, por ja në cilën pozitë renditet Rashica nga futbollistët në të gjithë botën

spot_img

Milot Rashica vlerësohet të jetë futbollisti më i shtrenjtë te Përfaqësuesja e Kosovës dhe skuadra aktuale e tij, Werder Bremeni.

Vlera e sulmuesit 24 vjeçar në tregun transferimeve është 28 milionë euro, e cila e rendit atë në krye të ‘Dardanëve’ dhe skuadrës gjermane.

Por, a e keni menduar ndonjëherë se në cilën pozitë renditet ai nga të gjithë futbollistët aktiv në mbarë botën? Sipas faqes së specializuar për vlerën e futbollistëve në tregun e transferimeve ‘Transfermarkt’, Milot Rashica renditet në pozitën e 209’të.
Sulmuesi vushtrrias gjithashtu vazhdon të jetë futbollisti më i kërkuar kosovar në tregun e transferimeve, me klubet si Liverpool, Napoli e RedBull Leipzig që kanë shënjestruar lojtari.

Gjatë sezonit 2019/20, Milot Rashica ka shënuar 11 gola e 8 asistime në 32 paraqitje të regjistruara në Bundesligë dhe Kupën e Gjermanisë.

Vlen të theksohet se ylli francez, Kylian Mbappe, vlerësohet si futbollisti më i shtrenjtë në botë, me një shumë prej 180 milionë eurove. /gazetametro.net

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img