Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla e ka pritur në MPJ Sekretarin e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron, i cili po e viziton Kosovën për herë të parë.
Gërvalla dhe Cameron ia shtrënguan duart njëri-tjetrit me buzëqeshje, ndërsa bënë edhe fotografinë e zakonshme përpara mediave.
Kryediplomati britanik në 09:10 pritet të shkojë në Presidencë për t’u takuar me presidenten Vjosa Osmani.
Cameron erdhi mbrëmë në Prishtinë, në takimin e parë jashtë vendit për këtë vit. Ai u takua me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, i cili e mirëpriti në një darkë pune.