Ambasadori i Kosovës në Francë, Qëndrim Gashi, ka qenë cak i reagimeve të shumta së fundmi në lidhje me një status që ai shpërndau në rrjetin social Twitter.
Bëhet fjalë për një karikaturë të profetit Muhamet (kliko KËTU për ta parë foton) – gjë për të cilën ai ka marrë kritika të panumërta, përfshirë edhe Bashkësinë Islame të Kosovës.
Ndaj një gjesti të tillë nuk qëndroi heshtur as reperi i njohur i skenës, Gold AG, emri i vërtetë i të cilit është Arian Agushi.
Reperi i cili ndër vite ka dëshmuar se është një mysliman i devotshëm dhe ka realizuar shumë këngë me motive fetare, ka bërë një shkrim për ndjekësit e tij në InstaStory, duke mos hezituar ta quajë edhe “gomar” ambasadorin aktual.
“Qëndrim gomari, ambasador në Francë paska fy profestin tonë Muhamedin A.S. Lus Ministren e Punëve të Jashtme, motrën Haradinaj, që sa më parë ta shkarkojë, dhe kur të kthehet në Kosovë le të merret drejtësia me të. Qëndrim ‘llaskuci’ kur e përfaqëson një popull mysliman atje e ja fyen profestin atëherë Zoti ta dashtë hakun ashtu siç ke kërkuar. Marre të qoftë”, ka shkruar Gold AG në InstaStory.
Lidhur me ngjarjen e shumë komentuar të gjatë këtyre ditëve, nuk ka pasur ende një reagim zyrtar nga vet Ministri Gashi apo MPJ. /Telegrafi/