Kryetari aktual i FIFA-së,Gianni Infantino, është rizgjedhur me aklamacion edhe për një mandat të ri.
Kështu Infantino nuk largohet nga posti i presidentit dhe konfirmohet deri në vitin 2027, si i pari federatës botërore të futbollit.
Zvierano italiani, ishte i vetmi kandidat, gjatë kongresit të 73-të të FIFA-s që u mbajt sot në Kigali të Ruandës, ai u konfirmua me aklamacion dhe për këtë arsye do të qëndrojë në detyrë edhe për 4 vite të tjera.
Me marrjen e sotme të besimit, Infantino nis mandatin e dytë si president i FIFA-s.
Në fakt, ai u zgjodh për herë të parë në shkurt të 2016, duke pasuar Issa Hayatou, president i përkohshëm nga viti 2015 deri në vitin 2016 pas aktakuzës së presidentit të atëhershëm Joseph Blatter.
Pjesë e kongresit ishin edhe drejtuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës në krye me kryetarin Agim Ademi.
Kujtojmë që vitin e kaluar presidentin Infantino, e vizitoi vendin tonë, duke nxitur kësisoj edhe më shumë zhvillimin e futbollit në Kosovë dhe në të gjithë rajonin.