spot_img

Këshilltari i departamentit amerikan, tregon a do të ketë njohje reciproke marrëveshja Kosovë – Serbi

spot_img

Këshilltari i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet,është deklaruar para vizitës, që do ta realizojë në Kosovë e Serbi. Chollet ka thënë se propozimi i Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë, do të ketë në bazë njohjen reciproke.

Sipas Chollet, ky është drejtimi që Kosova e Serbia duhet ta ndjekin për ta arritur destinacionin e tyre euroatlantik.

“Pikë së pari është e rëndësishme që të mos shohim një përsëritje të kësaj krize. Shumë tepër se ç’duhej nga energjia jonë është shpenzuar gjatë javëve të fundit për të shmangur përkeqësimin e krizës dhe përshkallëzimin e saj në diçka që askush nuk dëshironte ta shikonte, në dhunë. Në vend të kësaj, energjia diplomatike duhej përqëndruar tek e ardhmja e Kosovës dhe Serbisë, duhej diskutuar për propozimin për normalizim, që ka paraqitur BE-ja, që do të ketë në bazë njohjen e ndërsjelltë. Ky është drejtimi që Kosova dhe Serbia të arrijnë destinacionin e tyre euroatlantik”, ka thënë Chollet në një intervistë për Zërin e Amerikës.

Duke folur për barrikadat në veri, Chollet ka thënë se s’duan të shohin përsëritje të një krize të tillë.

“Por, fatkeqësisht acarimet e fundit, i kanë rritur tensionet në rajon dhe kanë zënë të gjithë kohën tonë. Është një lajm i mirë që e shmangëm këtë krizë. Ajo që nuk duam të shohim është një përsëritje të kësaj krize brenda disa javëve për diçka tjetër. Pra duam të lëvizim përpara tashmë dhe prandaj vajtja në rajon së shpejti, siç kam ndërmend të bëj së bashku me kolegët e mi, është një moment i mirë për t’u munduar për një fillim të ri për këtë përpjekje në vitin e ri”, ka deklaruar ai.

Për çështjen e Asociacionit, Chollet ka thënë se është një prioritet për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Është një prioritet për ne, Shtetet e Bashkuara. Kemi qenë shumë të qartë për këtë. Besojmë se është një angazhim që është ndërmarrë dhe që duhet të ngrihet. Është qartësisht një hap kyç. Por ka shumë çështje të tjera. Të dyja palët këtu kanë detyrime. Të dyja palët kanë gjëra për të cilat ne do të donim t’i shihnim që të lëviznin përpara. Prandaj duhet t’i bëjmë këto biseda sa më herët”, ka deklaruar Chollet.

Sa i përket propozimit franko-gjerman, këshilltari i DASH ka thënë se është “një drejtim të arritshëm”, por se do të dojë shumë punë dhe vendime të vështira nga udhëheqësit e të dy vendeve.

“Nuk dua të merrem me detajet e asaj çfarë ka propozuar BE-ja. Mendoj se ndonjëherë, në çfarëdolloj negociatash, është më mirë që këto detaje të lihen pas dyerve të mbyllura, deri në momentin kur të jenë gati. Por, mendojmë se BE-ja ka parashtruar një drejtim të arritshëm, një drejtim të mirë. Sërish, do të jetë e vështirë. Do të dojë shumë punë. Do të dojë vendime të vështira dhe kurajo nga udhëheqësit, që të lënë mënjanë ndasitë dhe të bëjnë atë që është në interesin më të mirë të vendit të tyre. Dhe të dy udhëheqësit, në Kosovë dhe Serbi, kanë shprehur dëshirën e tyre për të qenë në rrugën drejt integrimit më të madh në komunitetin euroatlantik. Ne e mbështesim së tepërmi këtë dëshirë. Duam t’i shohim që të ndërmarrin hapa për ta arritur këtë objektiv dhe duam të bëjmë çfarë të mundemi që t’i ndihmojmë ta realizojnë këtë”, ka thënë ai.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img