spot_img

Këta emra do të udhëtojnë për në Shtëpinë e Bardhë

spot_img

Një grup i madh i zyrtarëve të Kosovës pritët që të nisen drejt Uashingtonit për të marrë pjesë në takimet që do të mbahen për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë.

Ndonëse kishte telashe me datën e takimit, liderët e vendit po bëhen gati për takim. E me vete do të marrin një staf goxha të madh.

Kryeministri, Avdullah Hoti, këshilltari politik, Alush Gashi, shefja e stafit, Ardita Dushi, Zëvendëskryeministri, Driton Selmanaj, ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, janë disa nga emrat që pritet të udhëtojnë për në Shtëpinë e Bardhë.

Tema që do të diskutohet në këtë takim është thënë qe do të jetë vetëm për ekonomi.

Njohësi i çështjeve politike, Fatmir Sheholli thotë se është shumë domethënëse kyçja e Amerikës në dialog për çështje ekonomike.

“Ajo që është thelbësore dhe shumë domethënëse ka të bëjë me kyçjen e SHBA- ve në dialog për çështje ekonomike. Duhet të jesh naiv dhe analfabet politikë të mendosh se Serbia do të pranoj pavarësinë e Kosovës. Derisa Serbia e mban në preambulën e saj në Kushtetutë Kosovën si pjesë të saj unë mendojë që Kosova fare nuk duhet të dialogoj sepse ai fakt dëshmon se Serbia as njet nuk e ka të njef pavarësinë e Kosovës”,tha ai.

I pyetur se a është e nevojshme të shkojë një numër kaq i madh i zyrtarëve, Sheholli tha se është mirë që 50 për qind nga ta të jenë femra.

“Delegacionet e Kosovës edhe nga e kaluara është dëshmuar që janë shkuar, bile na patën bërë horë para botës pa asnjë grua në delegacion, përplot zyrtarë qeveritarë!!! Kjo vetëm dëshmon se në Kosovë nuk po i beson askush askujt e po marrin ” turr” të shkojnë të gjithë. Nëse kanë vendosur të shkojnë delegacion i gjerë bile kësaj radhe 50% të jenë gra të cilat definitivisht shumë më me dinjitet po e përfaqësojnë shtetin e Kosovës, kurse jo që nuk kemi nevojë të dërgojmë aq shumë zyrtarë por është e palogjikshme dhe jo humane të kemi delegacion shumë anëtarësh”, u shpreh ai.

E nga Presidenca nuk dihet nëse do të udhëtojë edhe dikush nga stafi i presidenti Hashim Thaçi.

NGJARJE TË TJERA

spot_img