spot_img

Këto janë masat e reja anti-COVID, që pritet të hyjnë në fuqi më 30 korrik

spot_img

Qeveria e Kosovës pritet të marr masa të reja kufizuese kundër përhapjes së Koronavirusit.

Propozim-vendimet pritet të hyjnë në zbatim nga data 30 e këtij muaji, dhe sipas indeksonline, përfshijnë këto masa.

Prej datës 30/07/2020 të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës që vijnë me risk të lartë të infeksionit (Republika e Shqipërisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë) obligohen të vetëizolohen për 7 ditë në shtëpitë e tyre.

Gjithashtu nga kjo datë të gjithë shtetasit kosovarë (qytetarët me leje qëndrim dhe ata me leje të përkohshëm) që dalin jashtë territorit të Republikës së Kosovës dhe nuk kthehen brenda 48 orëve obligohen të dëshmojnë se janë të shëndoshë nga COVID-19 me testin RT-PCR në SARS-COV2, në të kundërtën obligohen të vetëizolohen për 7 ditë.

Po ashtu të gjithë personat që do të vetëizolohen evidentohen në regjistër nga Policia e Kosovës në të gjitha pikat kufitare në territorin e Republikës së Kosovës.

Dhe, të gjithë qytetarët e Republikës së Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, të Malit të Zi, Bosnjes e Serbisë që hyjnë në Kosovë duhet të dëshmojnë përmes testit që janë të shëndoshë nga COVID-19.

NGJARJE TË TJERA

spot_img