FC Ballkani sonte do ta zhvillojë ndeshjen e parë të rrethit të tretë kualifikues në Ligën e Konferencës kundër KI Klaksvik.
Stadiumi “Fadil Vokrri” është arena e parë e përballjes ndërmjet kampionit të Kosovës dhe ekipit nga Ishujt Faroe me fillim nga ora 20:00.
Për Ballkanin kjo është një nga sfidat më të rëndësishme në histori të klubit, duke marrë parasysh se janë vetëm një rreth larg “Play-Off”-it të Ligës së Konferencës.
Sa i përket formës të të dyja skuadrave, Ballkani në pesë ndeshjet e fundit ka dy fitore (ndaj La Floritës), dy humbje (nga Zalgiris dhe Drita) si dhe ka barazuar me Zalgirisin.
Ndërkaq, Klaksvik ka tri fitore (ndaj Toftirit, Sutjeskës dhe Bodo/Glimtit), ka barazuar me Sutjeskën si dhe ka humbur nga Bodo/Glimti.
Derisa Bastoret favorizojnë Ballkanin me kuotat 1.95 e kanë vlerësuar fitoren e therandasit, ndërkaq barazimi dhe fitorja e Klaksvik është vlerësuar me kuotat 3.40.