spot_img

Kompania “Meka” ka hequr dorë nga përfitimi prej Pakos Emergjente

spot_img

Ndryshe nga shumë kompani e biznese tjera, kompania vendore e përpunimit të produkteve të mishit “Meka”, nuk figuron në listën e bizneseve që kanë aplikuar për të përfituar nga Pakoja Emergjente Fiskale, e ndarë nga Qeveria në detyrë, për të mbështetur bizneset e dëmtuara nga pandemia COVID-19.

Pronari i kësaj kompanie, Burim Piraj, ka sqaruar për gazetën Objektiv, se gjithsej 30 punëtorë të tij, mund të ishin përfitues të kësaj pakoje.

Por, ai thotë se meqë ka mundur ta menaxhoj situatën në kompaninë e tij edhe gjatë kësaj periudhe të rëndë, ka hequr dorë nga aplikimi për mbështetje financiare, sepse nuk ka dashur ta rëndojë buxhetin e shtetit.

“Ne kemi pasur mundësi të jemi përfitues të kësaj pakoje. I kemi diku 30 punëtorë që i përkasin kategorive që do të mund të përfitonin nga Pakoja Fiskale që e ka miratuar Qeveria. Mirëpo, nuk kemi aplikuar për paga. Kemi dashur që vet t’i paguajmë punëtorët, në mënyrë që të mos ndikojmë në buxhetin e Republikës së Kosovës, derisa mundemi vetë ta menaxhojmë situatën në kompani”, ka thënë Piraj për gazetën Objektiv.

Për punëtorët e kompanisë “Meka”, nuk po del të jetë problem as mbajtja e distancës sociale, e aq më pak mbajtja e mjeteve mbrojtëse, siç janë dorëzat e maskat.

Krejt kjo pasi natyra e punës në këtë kompani që merret me prodhimin e produkteve të ndryshme nga mishi, nuk mund të bëhet pa i përdorur mjetet mbrojtëse. Edhe përpara pandemisë, punëtorët e kësaj kompanie kanë mbajtur veshje pune, përfshirë dorëzat, maskat dhe kapelën.

“Neve nuk na ka penguar fare distanca sociale ta kryejmë aktivitetin tonë, kemi punuar normalisht, pa pengesa për shkak të distancës. Madje, edhe për mjetet mbrojtëse, ne kemi një natyrë të punës të tillë që edhe jashtë pandemisë i përdorim maskat e mjetet tjera. Për ne nuk ka qenë diçka e re, ne përherë kemi punuar ashtu”, është shprehur ai.

Pavarësisht se ka vendosur t’i mbuloj vet pagat e punëtorëve, pronari i kompanisë “Meka”, Burim Piraj thotë se ka pasur humbje të mëdha gjatë kohës së pandemisë dhe pret vështirësi edhe në të ardhmen.

“Pandemia ka ndikuar dhe po ndikon ende. Ka rënie. Nuk është puna sikur më parë. Po shpresojmë që do të përmirësohet. Mirëpo, sipas të gjitha gjasave, muajt e ardhshëm kanë me qenë shumë të vështirë për tërë ekonominë kosovare, dhe jo vetëm për ne si kompani, sepse fuqia punëtore nuk kanë marrë paga dhe fuqia blerëse që do të bie. Prandaj, presim që të ketë rënie edhe më të madhe pas pandemisë se sa që ka gjatë pandemisë”, ka deklaruar ai.

Dy muaj më parë, Qeveria e Kosovës mori vendim për mbylljen e bizneseve, në kuadër të përpjekjeve për frenimin e përhapjes së sëmundjes COVID-19, që shkakton koronavirusi i ri.

Për këtë pako kanë aplikuar mbi 170 mijë punëtorë të kompanive të ndryshme private në Kosovë, të cilët kanë bërë kërkesë për kompensim të pagave.

Qeveria në detyrë e Kosovës, përmes Pakos Emergjente Fiskale, ka paguar punëtorët e bizneseve, të cilët nuk kanë punuar për shkak të masave emergjente, por edhe 50 për qind të qirasë së disa kompanive.

Kurse, tash ka filluar përgatitja e Pakos së Rimëkëmbjes Ekonomike, në bazë të së cilës do të ndihmohen bizneset përmes kredive me normë të ulët të interesit.

NGJARJE TË TJERA

spot_img