spot_img

Llapi mundet nga Buduçnosti

spot_img

Skuadra e Llapit nuk e ka nisur si duhet aventurën e këtij edicioni në garat evropiane.

Llapi u mund 2:0 nga Buducnost në ndeshjen që u zhvillua në Podgoricë, në kuadër të raundit të parë kualifikues të Conference League.

Goli i parë i vendasve erdhi në minutën e 23-të të ndeshjes, kur Mijovic realizoi.

Në minutën e 30-të, Bianor u ndëshkua direkt me karton të kuq, duke ia vështirësuar punët ekipit të Llapit për rezultat pozitiv sonte.

Dy minuta më vonë, Ignjatovic dyfishoi epërsinë e vendasve.

Përkundër që ishte me një lojtar më pak, Llapi arriti të mbahej dhe të mos pranonte më gola.

Në fund, ndeshja u mbyll me shifrat 2:0.

Javën tjetër, Llapi do ta presë në Prishtinë, në stadiumin “Fadil Vokrri” Buducnostin dhe do t’i duhet një super paraqitje për të vazhduar tutje në raundin e dytë kualifikues.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img