spot_img

Mali i Zi i reagon ashpër Dodikut pasi tha se vendi duhet të bashkohet me Serbinë dhe Republikën Srpska

spot_img

Presidenti i Republikës Sërpska, Millorad Dodik tha të shtunën se serbët në këtë shekull duhet “të formojnë një shtet të vetëm, të përbërë nga Serbia, Republika Sërpska dhe Mali i Zi, nëpërmjet mjeteve demokratike dhe masave politike, jo përmes luftës dhe t’ua lënë atë brezave të ardhshëm”.

“Ne po jetojmë në një epokë kur pas disa vitesh apo dekadash do të duhet të krijohet një konfigurim i ri i botës, serbët nuk duhet të ngelen në sy, por tani duhet të themi se në këtë shekull duam një shtet të vetëm të përbërë nga Serbia, Republika Srpska, nëse është vendim demokratik, dhe Mali i Zi”, deklaroi Dodik.

Pas këtyre deklaratave, Ministria e Punëve të Jashtme të Malit të Zi ka lëshuar një deklaratë ku thuhet se vendi është shtet i pavarur dhe i njohur ndërkombëtarisht, anëtar i NATO-s, i fokusuar në të ardhmen evropiane, dhe jo, siç thonë ata, në idetë retrograde, raporton Vijesti.me transmeton Telegrafi.

“Si shtet civil, laik dhe multietnik, ne jemi të përkushtuar ndaj marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë që duhet të bazohen në respektin e ndërsjellë për sovranitetin dhe integritetin territorial, vlerat themelore dhe angazhimet e politikës së jashtme, sepse vetëm një fqinjësi e qëndrueshme mund t’i sjellë prosperitet shtetet tona dhe rajoni në tërësi”, thuhej në deklaratën e Ministrisë malazeze.

“Nuk është hera e parë që Mali i Zi bëhet objekt komentesh të papërshtatshme dhe të papranueshme për qëllime të situatave politike lokale në rajon dhe/ose me qëllim të cenimit të qëllimshëm të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, perspektivën evropiane dhe sigurinë e rajonit, prandaj i bëjmë thirrje zotit Dodik që të përmbahet nga retorika ekspansioniste dhe nacionaliste dhe të sillet politikisht dhe me përgjegjësi shtetërore, në frymën e marrëdhënieve miqësore, siç ushqehen nga Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina”.

Tutje, ata shtuan se i vetmi bashkim në të cilin Dodik mund të gjejë me Malin e Zi në të ardhmen është ai evropian.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img