Manchester City tashmë është në garë për transferimin e mesfushorin Lucas Paqueta, me brazilianin që pritet të largohet nga West Ham United, pas qëndrimit njëvjeçar.
Ka qenë agjenti I njohur I transferimeve Fabrizio Romano, që njoftoi interesimin e Cityzens për mesfushorit.
Kur jemi te futbollisti, ‘Çekanët’ shpenzuan 42 milionë euro për transferimin e tij nga Lyon, duke zhvilluar 41 ndeshje zyrtare, duke realizuar pesë gola dhe asistuar në shtatë të tjerë.
Ndërsa sipas mediumit brazilian ‘Globo Esporte’, thuhet se City ka bërë ofertë prej 70 milionë euro për transferimin e Paquetas.
Në rast të një largimi të mundshëm të brazilianit nga Londra, ky do të ishte hera e dytë që West Ham do të lejonte largimin e një ylli tjetër, pas atij të Declan Rice.