spot_img

Messi, kush tjetër – Shkruan historinë me dy rekorde të mëdha pas fitores së Argjentinës në Copa America

spot_img

Lionel Messi ka thyer edhe dy rekorde tjera pas fitores së Argjentinës kundër Kanadasë në gjysmëfinalen e Kupës së Amerikës.

Argjentina mundi Kanadanë me rezultat 2-0 dhe siguroi vendin e saj në finale të Copa America, ku do të përballet me fituesin e ndeshjes mes Kolumbisë dhe Uruguait.

Golat në fitoren e kombëtares Albiceleste u shënuan nga Julian Alvarez dhe Lionel Messi, i cili shënoi golin e parë në këtë edicion të Copa America.

Megjithatë, goli i shënuar në ndeshjen ndaj Kanadasë do të thotë një rekord i ri për yllin argjentinas.

Messi tani është bërë zyrtarisht golashënuesi i dytë më i mirë ndërkombëtar me 109 gola, duke kaluar Ali Daein në tabelën e golashënuesve dhe renditet vetëm pas Cristiano Ronaldos me 130 gola.

Por, ky nuk ishte rekordi i vetëm i Messit pas kalimit në finalen e Copa America.

Fitorja e fundit do të thotë se Messi e ka çuar vendin e tij në shtatë finale të mëdha ndërkombëtare, me pesë në Copa America dhe dy në Kupën e Botës.

36-vjeçari ia kalon legjendave braziliane, Cafu dhe Roberto Carlos të cilët arritën secili nga gjashtë finale.

Ylli i Inter Miamit ka fituar dy nga gjashtë finalet e tij deri më tani dhe do të jetë i etur për të shtuar një trofe të tretë në kabinetin e tij të trofeve.

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img